Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Kabineti i Ministrit përbëhet nga:

a) Drejtori i Kabinetit.
b) Këshilltarët.
c) Sekretarët.
Struktura e kabinetit është në funksion të ministrit, zbaton dhe ndjek detyrat e lëna prej tij, përgatit dhe monitoron axhendën e ministrit, koordinon punën me ministritë e linjës, në ministry, dhe në institucionet e varësisë si dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse, për respektimin e procedurave dhe afateve ligjore në ushtrimin e veprimtarisë administrative.

Drejtori i Kabinetit përgjigjet kryesisht për:
a) Organizimin dhe bashkërendimin e punës së anëtarëve të kabinetit për plotësimin e detyrave që u ngarkohen nga ministri.
b) Ndjekjen e korrespondencës në adresë të ministrit si dhe angazhohet për kalendarin e përgjigjeve dhe korrespondencave Brenda afateve ligjore dhe protokollare.
c) Sigurimin, sipas direktivave të dhëna nga ministri, e informacioneve e materialeve të ndryshme si dhe mendimeve me shkrim për probleme të veçanta.
d) Mbajtjen e lidhjeve me kabinetin e Kryeministrit dhe kabinetet e ministrive të tjera, dhe raporton tek ministri për çështjet që i gjykon të rëndësishme.
e) Postën konfidenciale dhe të rezervuar të Ministrit.
f) Postën hyrëse në ministri, si dhe përcakton strukturën përgjegjëse për trajtimin e praktikës.
g) Organizimin, përgatitjen, protokollimin e mbledhjeve dhe të takimeve që drejtohen nga Ministri, personalisht ose në emër të tij.
h) Koordinimin Brenda atributeve të dhëna, të raporteve me institucionet shtetërore dhe entet e tjera publike dhe private.
i) Monitoron dhe ndjek marrëdhëniet me institucione të rëndësisë së veçantë (si p.sh: ambasada/donatorë etj.).
j) Zbatimin e protokollit zyrtar dhe koordinon ministrin në realizimin e axhendës dhe takimeve të ndryshme.
k) Komunikimin me media elektronike dhe të shkruar, nëpërmjet konferencave të shtypit, intervistave dhe kronikave të ndryshme, në të gjitha rastet kur autorizohet nga Ministri.

Këshilltarët asistojnë Ministrin në të gjitha detyrat e tij, duke dhënë ndihmesën e tyre në fushat përkatëse që mbulojnë për shqyrtimin, analizimin, monitorimin apo edhe hartimin e urdhrave, udhëzimeve, metodave të menaxhimit sa më efektiv të institucionit.
Varen drejtpërsëdrejti nga Ministri dhe janë jashtë hierarkisë administrative.
Marrin informacion nga drejtoritë përkatëse për aktivitetin e përditshëm dhe për çështjet me një rëndësi të veçantë për të siguruar raportet dhe bashkëpunimin midis drejtorive, ashtu sikurse dhe rakordimin midis funksioneve drejtuese të Ministrit dhe aktivitetit të strukturave të Ministrisë.
Bashkëpunojnë me drejtoritë përkatëse, për respektimin e proceurave dhe afateve ligjore në ushtrimin e veprimtarisë administrative, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative dhe legjislacionit në fuqi.
Kryejnë çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Ministri dhe Drejtori i Kabinetit.

Sekretaria e Ministrit/Zëvendësministrit/Sekretarit të Përgjithshëm mban evidencën e porosive që merr prej nëpunësve të ministrisë apo personave të tretë dhe ndjek përfundimin e dhënies së përgjigjes.
Koordinon takimet e planifikuara për titullarin me nëpunësit e ministrisë ose me personat jashtë saj.
Merr e jep porositë dhe informacionin me telefon, nëpërmjet postës elektronke zyrtare brenda ministrisë dhe jashtë saj.
Identifikon problemet dhe detyrat kryesore të dala nga dosja e shqyrtuar nga Ministri/Zv.Ministri/Sekretari i Përgjithshëm dhe i dërgon në zyrën e protokollit për t’u shpërndarë në drejtoritë përkatëse.
Asison dhe mban procesverbalet në mbledhjet e ndryshme të titullarëve të ministrisë, duke nënvizuar konkluzionet dhe detyrat që dalin nga këto mbledhje.
Kujdeset për pajisjet dhe orenditë e Kabinetit (zyrave) dhe i merr në dorëzim ato.
Nuk lejon qëndrimin e personave të paautorizuar në ambientet e paradhomës.