Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Adresa: Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore – Korçë- Rruga e Voskopojës

Tel/Fax: +355 82254950

E-mail: qttbkorce@yahoo.com

Drejtor: Eleni Elefteriu – eleni.elefteriu@qttbkorce.gov.al


Detyrat kryesore dhe drejtimet specifike të veprimtarisë

  • Identifikimi, testimi, përshtatja dhe futja në praktikat bujqësore e teknologjive dhe inputeve të reja për pemët frutore farore, pataten, elbin, thekrën, bagëtitë e imëta dhe gjedhin e zonave malore;
  • Përgatitja e paketave teknologjike për pemët frutore farore, pataten, elbin dhe mbarështimin e bagëtive të imta dhe gjedhin e zonave malore;
  • Prodhimi dhe shpërndarja e materialit racor (kafshë) të kontrolluara dhe me vlera të larta gjenetike për bagëtitë e imta dhe gjedhin e zonave malore;
  • Ruajtja In-situ e racave autoktone. (Mbarështimi racë-pastër i dhenve, dhive dhe raca e gjedhit të zonave malore);
  • Kërkime dhe testime në nivel ferme për problemet e ngritura nga fermerët për kulturat bujqësore dhe kategoritë e kafshëve si më sipër;
  • Trajnime për specialistë të bujqësisë, blegtorisë, fermerë dhe subjekte të tjerë të interesuar;
  • Sigurimi i ekspertizës teknike për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët;
  • Demonstrimi i teknologjive të reja të kultivimit të pemëve frutore farore, patates, elbit dhe mbarështimit të bagëtive të imta;
  • Përgatitja dhe publikimi i materialeve divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët.

Përveç përgjegjësive të mësipërme, në detyrat e Qendrës do të përfshijnë edhe:

  • Nevojat dhe prioritetet e rajonit;
  • Testim agrozonal të kërkuar nga Qendrat e tjera;
  • Inicimi/përgatitja e projekteve që adresojnë problematikat specifike të zonës;
  • Praktika për studentë të Universitetit Bujqësor, etj.