Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lundroni në këtë Seksion

Dhimitër Kote – Zëvendës Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Z.Dhimitër Kote ka lindur në Mursi-Sarandë,më 20 Tetor 1956. Ai është i martuar me znj.Eftalia Kote dhe kanë dy fëmijë Dhonatin dhe Kostandinën.
Z.Kote ka kryer studimet e larta për Agronomi në Universitetin Bujqësor Kamëz duke marrë titullin Agronom i Lartë në vitin 1986. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Bido Sejko” në Konispol. Në vitin 2010 ka ndjekur seminar në SHBA“Kooperimi dhe Zhvillimi në Bujqësi” Kolorado –Uashington.

Z.Kote në periudhën 1975-1992 ka punuar si Agronom në ish Ndërmarjen Bujqësore të Vrinës.Gjatë viteve 1992-1995 ka emigruar në Greqi duke fituar aty një eksperiencë në fushën e agrimikulturës. Me rikthimin e tij në Shqipëri në vitin 1995 z.Kote vendosi të fokusohet tek mbjellja e agrumeve, ku është bashkëpronar në një nga fermat më të mëdha e cila
kultivon,prodhon dhe eksporton agrume me standarte Europiane. Nën shembullin e tij, Xarra arriti të prodhonte deri në 15 mijë tonë manderina në sezon. Xarra sot është një nga zonat më të zhvilluara dhe mirëorganizuara.

Kontratat e lidhura me Poloninë, Çekinë ,Kosovën e bëjnë Xarrën një faktor të rëndësishëm ndër eksportusët shqiptar.

Z.Kote që prej vitit 2005 ka një bashëkpunim të suksesshëm me USAID si dhe është anëtar Bordi i AAC Lushnja.

Në zgjedhjet lokale të Tetorit 2000 z.Kote zgjidhet Kryetar Komune në Komunën Xarrë për t’u rikonfirmuar edhe tre herë të tjera në këtë post. Prej vitit 2011-2016 ishte anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Z.Kote zotëron shumë mirë gjuhën Greke.