Ministria e Arsimit dhe Sportit

Erzen Tola

Sekretar i Përgjithshëm

Z. Erzen Tola, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit detyrë të cilën e ushtron nga muaji Tetor i vitit 2022 dhe ne vijim.

Pranë kësaj Ministrie ka drejtuar gjithashtu:

– Prej muajit tetor të vitit 2019 deri në muajin tetor 2022, Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë për Arsimin dhe Sportin në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
– Prej muajit Shkurt të vitit të vitit 2014 deri në muajin tetor të vitit 2019 Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, periudhë gjatë së cilës janë realizuar reformat më të mëdha në fushën e arsimit parauniversitar, arsimit të lartë, sportit dhe rinisë, reforma të konkretizuara me kuadër ligjor dhe nënligjor të plotë dhe të qartë për të katër fushat e përgjegjësisë shtetërore që ka pasur kjo ministri.

Z. Tola ka një eksperiencë të gjatë pune prej më shumë se 19 vjet, në institucionet e vetëqeverisjes vendore dhe më pas në ato qendrore.

Z. Tola, ka përfunduar studimet në fushën e drejtësisë në Universitetin e Sofjes, Bullgari “Shën. Kliment Ohridski” në vitin 2003, si dhe studimet e ciklit të tretë për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, pranë këtij Universiteti, në vitin 2021.

Z. Tola është avokat I licencuar që prej vitit 2004 dhe ka një eksperiencë të gjatë përfaqësimi në të gjitha shkallët e gjykimit.