Ministria e Arsimit dhe Sportit

Qendra e Shërbimit të Sportit

 

Qendra e Shërbimeve të Sportit është person juridik publik, buxhetor, në varësi të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e krijuar në zbatim të vendimit Nr. 149, datë 24.2.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Shërbimeve të Sportit (ASHS)”, dhe urdhrin nr. 59, datë 05.04.2016 të Kryeministit “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve të Sportit”.

Qendra e Shërbimeve të Sportit ofron shërbime për federatat shqiptare të sportit, shoqatat dhe klubet sportive që kërkojnë mbështetjen e saj, sipas kapacitetit infrastrukturor dhe financiar. Realizimi i këtyre shërbimeve bëhet sipas akteve nënligjore në fuqi dhe në bazë të marrëveshjeve paraprake ndërmjet palëve.

 

Neni 45 (ligji 79/2017 “Për Sportin”)

Kontrolli mjekësor në sport

1.Asnjë sportist nuk mund të anëtarësohet në një federatë dhe të marrë pjesë në veprimtaritë sportive të organizuara prej saj pa paraqitur vërtetimin mjekësor që e lejon atë të ushtrojë sportin që ka zgjedhur. Sportistët e anëtarësuar pajisen me kartelë mjekësore vetjake.

2.Kontrolli mjekësor i sportistëve bëhet nga mjekë të licencuar, të paktën një herë në gjashtë muaj, për matjen e parametrave jetësorë. Sporte të veçanta, për natyrën e veçantë të tyre, parashikojnë në rregulloret e funksionimit kontrolle mjekësore më të shpeshta.

3.Kontrolli mjekësor për të gjitha kategoritë e ekipeve kombëtare bëhet nga struktura përgjegjëse e kontrollit mjekësor dhe rehabilitimit pranë Qendrës së Shërbimit të Sportit dhe Përgatitjes së Ekipeve Kombëtare.

4.Organizuesit e veprimtarisë sportive mbajnë përgjegjësi administrative për aktivizimin e sportistëve pa kartelë mjekësore në garat sportive