Ministria e Arsimit dhe Sportit

Qëllimi i projektit GRADUA është krijimi i sinergjive konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet ofrimit të një instrumenti të unifikuar në dispozicion të të dy përfituesve për vlerësimin e të diplomuarve dhe performancave të sistemit arsimor dhe sigurimin e mjeteve novatore të rekrutimit. Ky mjet i unifikuar përbëhet nga një platformë inovative IT, e cila do të ndjekë të diplomuarit dhe punësueshmërinë e tyre në mbështetje të hartimit të politikave dhe reformës së arsimit të lartë. Platforma është e ndryshme në lidhje me përvojat ekzistuese (bazat e të dhënave / ndërmjetësit e punës): është një model i integruar dhe i certifikuar i përputhjes së kërkesës/ofertës bazuar në DB-në online të të diplomuarve shqiptarë, lehtësisht “të riprodhueshëm” në universitete të reja

Platforma është e ndryshme në lidhje me përvojat ekzistuese (bazat e të dhënave / ndërmjetësit e punës): është një model i integruar dhe i certifikuar i përputhjes së kërkesës/ofertës bazuar në DB-në online të të diplomuarve shqiptarë, lehtësisht “të riprodhueshëm” në universitete të reja.

Ndërmjet projektit GRADUA do të arrihet:

  1. Përmirësimi i kapaciteteve te universiteteve shqiptare duke transferuar praktikat më të mira të BE-së në monitorimin dhe punësueshmërinë e të diplomuarve.
  2. Fuqizimi i universiteteve shqiptare në përputhje me reformën e vazhdueshme të sistemit shqiptar të arsimit të lartë.
  3. Forcohen lidhjet e universiteteve dhe ndërmarrjeve duke rritur bashkëpunimin midis universiteteve në nivel local.
  4. Sigurimin e një tregu të hapur për kapitalin njerëzor të kualifikuar në Shqipëri.
  5. Përmirësimi i cilësisë së sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare.

Përfitimet për grupet e synuara:

STUDENTËT

Përdorimi pa pagesë i platformës.

Qasje e lehtë në informacion mbi mundësitë e punës / stazhit.

Udhëzime për karrierë dhe punësim.

Certifikimi i karrierës akademike.

Mundësi për të rritur universitet.

Mundësi për të rritur universitetin e tyre duke vlerësuar përvojën e tyre akademike.

UNIVERSITETET

Qasja në të dhëna statistikore të besueshme, të përditësuara për vlerësimin e efikasitetit të tyre dhe përmirësimin e programeve arsimore.

Promovimi i lehtë dhe i sigurt i mobilitetit për burimet njerëzore të kualifikuara.

Përmirësimi i kapaciteteve të zyrave të karrierë.

Përmirësimi i kapaciteteve të kerkuesve dhe ekspertëve në analizimin e nivelit lokal të arsimit dhe tregut të punës përmes metodologjisë së përparuar.

FIRMAT/BIZNESET

Qasje e lehtë në një bazë të dhënash unike duke grumbulluar CV nga 9 universitete.

Disponueshmëria e CV të përditësuar rregullisht nga të diplomuarit.

Objektet e kërkimit të CV për përzgjedhjen e burimeve njerëzore.

Mundësia për të kontrolluar dhe krahasuar profilet e të diplomuarve për të punësuar.

Fitim në kohë për rekrutimin e të diplomuarve që nga karriera akademike.

Mundësi për shpërndarjen e praktikave / ofertave të punës.

Përmirësimi i programeve të trajnimit në përputhje me standardet ndërkombëtare

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise do të kontribuojë në institucionalizimin e sistemit GRADUA sapo të përfundojë faza e financuar nga EACEA.

Qasja në dëshmi dokumentare mbi performancat e universiteteve për të gjitha proceset e vendimmarrjes dhe planifikimin e aktiviteteve.