Ministria e Arsimit dhe Sportit

Për herë të parë Shqipëria është mikpritëse e një ngjarjeje të madhe sportive, zgjedhjeve për President dhe Sekretar të Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, për bordin ekzekutiv dhe të gjithë komisionet teknike.

 

Në ceremoninë e hapjes në Pallatin e Kongreseve, marrin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Presidenti i Federatës Shqiptare të peshëngritje Elez Gjoza, Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes Michael Irani, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes Mohammed Hasan Jalood, presidentë dhe sekretarë të përgjithshëm të Federatave Peshëngritjes nga 156 vende të ndryshme të botës, përfaqësues të Federatës Botërore, Evropiane dhe Shqiptare të Peshëngritjes, sportistë dhe trajnerë.

 

https://youtu.be/KZg0lI4d6nM