Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka vijuar të sjellë në vëmendje “Vlera të Arsimit”, mësues që frymëzojnë, shembuj të vërtetë në fushën e arsimit që me punën e palodhur dhe në heshtje dëshmojnë se janë heronj në edukimin e brezave.

Zhaneta Devollaj, mësuese e lëndës Histori-Gjeografi, në shkollën 9-vjeçare “Lef Sallata”, në Vlorë, e cila del në pension më 13 nëntor të këtij viti është një model e shembull në arsimimin e brezave.

“Më lejoni t’ju prezantoj me mësuese Zhanetën, mësuese me përvojë të spikatur dhe “Nderi i Qytetit” të Vlorës, e cila del në pension më 13 nëntor të këtij viti”, – shkruan Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

Ministrja Kushi shprehet se gjatë përvojës së saj, mësuese Zhaneta ka dalluar gjithmonë për performancën, formimin e mirë shkencor, marrëdhënien e jashtëzakonshme me nxënësit, kolegët e prindërit, si dhe aftësitë e veçanta komunikuese. Shkurt, një model e shembull në arsimimin e brezave”.

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/135781008237342