Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini mori pjesë në takimin me Grupin e Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, ku pjesë e agjendës ishte edhe diskutimi mbi ecurinë e mësimdhënies në shkollat 9-vjeçare e të mesme, si dhe masat e ndërmarra mbi kujdesin specifik për nxënësit e familjeve në nevojë.

Në fjalën e saj, Ministrja Shahini duke u ndalur tek sfidat e krijuara vitin e kaluar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe me pandeminë Covid-19 këtë vit, nënvizoi se “ne jemi munduar që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të ndjekin mësimin nga shtëpitë”. Ajo u shpreh gjithashtu se “kemi qenë fleksibël me mësuesit dhe nuk e kemi bërë të kompleksuar sistemin arsimor”.

Ndër të tjera, Ministrja Shahini vuri theksin edhe tek rëndësia që i është kushtuar ruajtjes së shëndetit mendor të nxënësve, për të cilën theksoi se afro 2,000 nxënës kanë marrë shërbim psiko-social.