Ministria e Arsimit dhe Sportit

Sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2022 – 2023. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Ministrja Kushi ka zgjedhur t’u urojë pushime të mbara të gjithë nxënësve.

– Tashmë është koha të shijoni pushimet verore, – shkruan Kushi, duke u sugjeruar nxënësve që krahas argëtimit me familje dhe shokët e shoqet, të mos harrojnë dhe librat.

“Sot është dita e fundit e mësimit për këtë vit shkollor dhe jo rastësisht zgjodha t’ju përshëndes së bashku me Elisën, nxënësen e klasës së 4-t në shkollën “Hasan Vogli” Tiranë, e cila është shpallur fituese e konkursit “Miku i Librit” me numrin më të lartë të librave të lexuar gjatë këtij viti shkollor, në klasën e saj. Duke ju uruar pushime të mbara, ju ftoj që përveç udhëtimeve, lojërave dhe aktiviteteve sportive, të lexoni sa më shumë libra në këtë stinë vere!”

Mesazhin e urimin ministrja e shoqëroi me foton e nxënëses së klasës së 4-t në shkollën “Hasan Vogli” Tiranë, Elisa Peza, e cila është shpallur fituese e konkursit “Miku i Librit” me numrin më të lartë të librave të lexuar gjatë këtij viti shkollor, në klasën e saj.

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/pfbid02QHmXnsXd33T4fYEK6U4naWpc6dosDLtdcuG3a93Zb1v3CuyHu3X2yoBwrXzVbxRql/?mibextid=cr9u03