Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një takim me Komisionin Parlamentar të Edukimit të Bavarisë, i përbërë nga 10 përfaqësues, së bashku me Ambasadorin Gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë midis Shqipërisë dhe Bavarisë në fushën e arsimit.

Gjatë këtij takimi u ndanë mendime dhe përvoja në lidhje me mekanizmat për rritjen e cilësisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa drejtime si shkëmbimi i mësuesve, praktikave më të mira, ekspertëve e studiuesve kërkimorë shkencorë, si dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve.

Ministrja Kushi i njohu përfaqësuesit nga Bavaria me disa nga ndryshimet e fundit që janë ndërmarrë në kuadër të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, si dhe me fokusin e veçantë që Shqipëria ka për nxënësit me aftësi ndryshe, minoritetet, nxënësit e talentuar, përfshirjen e të rinjve në sport, si dhe hapat në lidhje me digjitalizimin në arsim.

 

https://fb.watch/lqTiPElfd5/?mibextid=cr9u03