Ministria e Arsimit dhe Sportit

Punonjës të shërbimit psiko-social janë takuar me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ku kanë bashkëbiseduar në lidhje me shqetësimet, sfidat dhe përgjegjësitë e shtuara në këtë kohë pandemie.

 

“Dyfishimi këtë vit shkollor i numrit të punonjësve të shërbimit psiko-social është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e mëtejshëm dhe përballimin e sfidave të shkollave, mësuesve, nxënësve dhe komunitetit të prindërve”- shprehet Kushi.

 

Në këtë takim në ambientet e Ministrisë së Arsimit, punonjës të ndryshëm të shërbimit psiko-social kanë shprehur problematika dhe sugjerime që kanë të bëjnë me përditshmërinë e tyre. Ministrja Kushi shprehet se pandemia ia ka rritur përgjegjësitë dhe ka shtuar dinamikën e punës së tyre.

“Në këtë aspekt, ofrova gjithë gatishmërinë time maksimale për të bashkërenduar përpjekjet tona të përbashkëta në adresimin e çështjeve që kanë në fokus mirëqenien e komunitetit shkollor”- shkruan Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

 

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/139371094545000/?extid=0&d=n