Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës ka përzgjedhur një mesazh të veçantë të shenjtores për mësuesit dhe nxënësit.

 

Duke dëshmuar madhështinë dhe modestinë e figurës së Nënë Terezës Ministrja Kushi shkruan:

 

“Nënë Tereza thotë: ‘Ne vetë ndiejmë që ajo që bëjmë është thjesht një pikë uji në oqean, por oqeani do të ishte i mangët pa atë pikë.’

 

Ky është motivi që duhet të këtë çdo mësues në punën e tij çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, me çdo nxënës. Përpjekjet e secilit prej jush, sado të vogla qofshin, të gjitha bashkë bëjnë oqeanin e madh të dijes e të vlerave për fëmijët tanë.”

 

Faleminderit nxënëses së talentuar Xhulia Shkreli për këtë vizatim të bukur të portretit të Nënë Terezës!

 

https://facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02i8A6gAxYoK6xUr9pzWMmCF1Xe9TXjVZsa85EYUWtcCRv6mJxGEkNywJjS68etdJ1l&id=100057450729783