Ministria e Arsimit dhe Sportit

Mësuesja e diturisë së natyrës në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Tiranë Vjollca Musha, prej muajsh po kontribuon në “RTSH Shkollë” për xhirimin e lëndëve mësimore.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, sjell shembullin e kësaj mësueseje të arsimit fillor.

“Në këtë hapësirën time sociale kam vendosur që herë pas here t’ja kushtoj edhe atyre njerëzve të vërtetë në fushën e arsimit që me punën e përditshme e të palodhur, me sakrificë e gjithmonë në heshtje, janë heronj e shembuj frymëzimi në arsimimin e brezave. Një ndër to është edhe mësuese Vjollca, mësuese e arsimit fillor prej 27 vitesh, e cila tani jep mësim në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në kryeqytet”, – thekson ministrja.

Ajo shprehet se  mësuese Vjollca është ndër të tjera bashkautore e tekstit të lëndës ‘Dituri Natyre’ për klasat 3-5, ‘Mësuese Mjeshtër’, autore e teksteve të ndryshme në TIK, bashkëpunëtore e ASCAP dhe trajnere që nga viti 2010, mësuese Vjollca ndër të tjera jep prej muajsh kontributin e saj të veçantë për xhirimet e orëve mësimore në kanalin e dedikuar ‘RTSH Shkollë’”.

“Faleminderit mësuese Vjollca dhe mirënjohje e respekt për çdo mësues tonin”, – përmbyll mesazhin e saj ministrja Kushi.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/133832305098879/?extid=0&d=n