Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me administratorë dhe përfaqësues të bordeve të universiteteve për të diskutuar mbi rritjen e pagave për personelin administrativ të universiteteve.

Përmes në postimi në rrjete sociale, Ministrja Kushi u shpreh se bordet tashmë kanë nisur të marrin vendimet për rishikimin dhe përshtatjen e nivelit të pagave, duke respektuar Ligjin për Arsimin e Lartë si dhe udhëzimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES EVIS KUSHI

Pas rritjes së pagave të stafit akademik të universiteteve, në shtator 15% dhe që prej prillit 30%, këtë herë zhvilluam një takim me administratorë dhe përfaqësues të ministrisë në bordet e administrimit, për të diskutuar në lidhje me rritjen e pagave të personelit administrativ të universiteteve publike.

Bordet tashmë kanë nisur të marrin vendimet për rishikimin dhe përshtatjen e nivelit të pagave, duke respektuar Ligjin për Arsimin e Lartë si dhe udhëzimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Do të vazhdojmë të mbështesim universitetet në çdo hap të punës së tyre, që nga procesi i mësimdhënies, kërkimi shkencor, infrastruktura, e pa dyshim vlerësimi dhe motivimi i burimeve njerëzore.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=751215013470183&id=100057450729783&mibextid=Nif5oz