Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi organizoi takimin e parë të konsultimit publik për projektligjin për Shkencën, i cili u zhvillua në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me anëtarë të Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Mund të jetë një imazh i 11 persona

Znj. Kushi në një postim në rrjete sociale nënvizoi se në këtë takim u dhanë sugjerime me vlerë për ta përmirësuar më tej draftin e parë, ndërkohë që procesi i konsultimit do të vijojë të jetë intensiv edhe gjatë muajit korrik me aktorë të fushës së kërkimit shkencor.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Ligji i ri për Shkencën synon që t’i japë një frymë të re dhe bashkëkohore kërkimit shkencor, duke e përafruar me legjislacionin e BE-së dhe duke reflektuar zhvillimet e kohës, duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe rritjen e mirëqenies sociale, ngritjen e kapaciteteve të personelit shkencor; Fuqizimin e lidhjeve ndërkombëtare me zonën evropiane të kërkimit; rritjen e përdorimit të infrastrukturës kërkimore shkencore; nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve të kërkimit shkencor, biznesit, institucioneve publike, shoqërisë civile, si dhe palëve të tjera të interesuara në veprimtari kërkimore shkencore dhe inovacion;

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid0DGMNmhy9yWefpnbuUNDjweThJ4pfHTgQH3hhDSUxVf9vgBitMyKAksr3dW7bmCXpl