Ministria e Arsimit dhe Sportit

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Parlamenti i Nxënësve ka prezantuar  rezultatet e projektit “Rinia në sytë e mi”, në prani të Ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, si dhe Nënkryetares së Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti.

May be an image of 5 people and people sitting

Në një postim në rrjete sociale ministrja Kushi shkruan:

“Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të takohem me Parlamentin e Nxënësve, por takimi i djeshëm ishte edhe më i veçantë.

Ndoqëm së bashku me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, si dhe Nënkryetaren e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, rezultatet e projektit “Rinia në sytë e mi”, një projekt i hartuar, propozuar dhe implementuar 100% prej këtyre nxënësve, në kuadrin e gjithë aktiviteteve të mbështetura nga Bashkia Tiranë si “Tirana Kryeqyteti i Rinisë”.

Jam shumë e lumtur dhe krenare që këta të rinj e kanë zhvilluar kaq mirë dëshirën dhe vizionin e qartë që kanë patur që ditën e parë që i kam takuar. Ata na treguan sot se tashmë janë aftësuar shumë mirë edhe në shkrimin e projekteve të rëndësishme, mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, si dhe mendimin kritik për çështje të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me pjesëmarrjen e tyre aktive në komunitet, si dhe arsim më cilësor në shkollat tona.”

May be an image of 11 people, people sitting, people standing and indoor

May be an image of 7 people, people sitting, people standing and indoor

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=609318297659856&id=100057450729783&mibextid=qC1gEa