Ministria e Arsimit dhe Sportit

Konvikti i studentëve në Elbasan është shndërruar tashmë në një banesë moderne falë punës së bërë në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

 

Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Z. Olti Rrumbullaku ka inspektuar nga afër ambientet e reja me dhoma komode, hidro dhe termoizolim, sistem alarmi dhe sistem kundër zjarrit, tualete dhe dushe cilësore, dalje emergjence etj.

 

Pjesë e rikonstruksionit janë gjithashtu edhe ambientet sportive, mensat dhe biblioteka.

 

Ambientet do të mirëpresin sezonin e ardhshëm akademik studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ndërsa projektimi dhe financimi i këtij rikonstruksioni që lehtëson jetën studentore u bë i mundur nëpërmjet partneritetit me TIKA-n.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2619113001679130/?d=n