Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

 

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, mbi masat dhe rregullat në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka përcjellë se si do të jetë mënyra e qëndrimit dhe mësimit në klasë.

 

“Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit të gjithsecilit”, shprehet Ministrja Shahini teksa video shoqëruese jep në vija të përgjithshme mënyrën e qëndrimit dhe mësimit në klasë.

 

Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2 metra.

 

Ndërkohë brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.

 

 

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2665573180366445/?vh=e&extid=fKqXt9qhoAHjvFBz&d=n