Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja Shahini ka ndarë në rrjetin social përmbledhje të testeve të maturës shtetërore, duke këshilluar që gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor të punohet me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje të testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.

 

“Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste” – ka nënvizuar ministrja Shahini. Që të mos pengohet procesi mësimor, Ministrja Shahini ka theksuar se mësimi duhet të vazhdojë përmes “klasave virtuale” nga e-mail, Whatsapp, Facebook, Skype etj.

 

Mësuesit do të mbajnë kontakte me prindërit e nxënësve përmes rrjeteve sociale dhe do t’i angazhojnë nxënësit me ushtrime të ndryshme. Puna për përgatitjen e kësaj mënyre të detyrueshme të mësimdhënies ka nisur me shpejtësi, për të mos lënë pas procesin mësimor.

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2520068118250286/?d=n