Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

 

Ministrja Shahini: “Pas vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria”

 

 

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka dedikuar një status të veçantë në rrjete sociale mbi përdorimin e librave shkollorë nga Shqipëria për shqiptarët në Serbi.

 

“Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet mes @Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.” – shprehet Shahini ndërsa nënvizon se ka filluar tashmë edhe financimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore.

 

Në lidhje me këtë, ajo thekson “se besojmë fuqishëm që femijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim”.

 

Ndër të tjera, Ministrja Shahini nënvizon faktin se “komuniteti shqiptar atje e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij”. Njëkohësisht, nuk lë pa përgëzuar edhe Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Z. Gent Cakaj për angazhimin e tij dhe kontributin për një përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

 

###

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2604852996438464/