Ministria e Arsimit dhe Sportit

Gjatë vizitës në Mynih Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një takim në Katedrën e Albanologjisë të Universitetit “Ludwig-Maximilians” në Mynih, ku diskutoi nga afër me studentë të Masterit në Albanologji dhe Prof. Bardhyl Demiraj, drejtues i kësaj katedre.

Në një postim në rrjete sociale ministrja Kushi shprehet krenare që marrëveshja e nënshkruar për mbështetjen financiare të Katedrës së Albanologjisë, garanton tashmë ruajtjen dhe vijueshmërinë e programit të gjuhës shqipe, si dhe hap dyert për një bashkëpunim më të thelluar në fushën e Albanologjisë me Ministrinë e Arsimit dhe universitetet shqiptare.

Kushi shpreh mirënjohje për të gjithë pedagogët dhe studentët që kanë dhënë kontribut në konsolidimin e këtij programi ndër vite që prej themelimit në vitin 1961 nga Martin Camaj!

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/pfbid0yQtaqHHZL9rQCpGjZPyBsy9ur8UJMm7ewZTJ7zNJNZw58CCsLk1QmqtpC4miJe7El/?mibextid=cr9u03