Ministria e Arsimit dhe Sportit

Gjatë vizitës së saj në Varshavë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi në mjediset e Ambasadës Shqiptare një takim me një grup të rinjsh shqiptarë, të cilët studiojnë në Poloni.

Në këtë takim u bisedua rreth sfidave dhe perspektivave të punësimit të këtyre studentëve në të ardhmen dhe mundësitë që u ofron Shqipëria, ku ministrja Kushi i ka informuar për platformën “Punë të Mbarë” për punësimin e ekselentëve, platformën “Gati për Shqipërinë”, si dhe Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

“Do të vazhdojmë të punojmë për t’u ofruar mbështetje të gjithë atyre që duan të japin kontribut për vendin dhe t’i nxisim që të ndërtojnë karrierën e ta shohin të ardhmen e tyre këtu” – shkruan ministrja në statusin e saj në rrjete sociale.

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/462320942359593/?d=n