Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi organizoi një takim me stafin arsimor të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, për të diskutuar rreth disa shqetësimeve dhe problematikave të shfaqura vitet e fundit në këtë institucion arsimor.

“Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë nuk është thjesht një shkollë, por është një vlerë e jashtëzakonshme, një histori suksesi, një trashëgimi e pasur kulturore, për të cilën kemi të gjithë përgjegjësi ta ruajmë e ta lartësojmë”- shprehet ministrja në rrjetin e saj social.

Ajo shton se së bashku me mësuesit diskutuan disa nga problematikat e viteve të fundit dhe vendosën të fillojnë një proces të ri reformimi, që nga rishikimi i kurrikulave, planeve, programeve e deri tek struktura e organizimit të saj.

“Liceu artistik meriton të jetë gjithmonë në majat e artit dhe përgatitjes së talenteve shqiptare”- e mbyll postimin e saj ministrja Kushi.

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/420754373182917