Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mikpritur sot pranë ambienteve të MASR homologen e saj nga Maqedonia e Veriut, Znj. Mila Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas njoftimit të saj në rrjete sociale, Ministrja Kushi nënvizon se bashkë me Znj. Carovska kanë ndarë angazhimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes dy vendeve si në nivel bilateral, rajonal, ashtu edhe në kuadër të procesit të integrimit europian.

“Gjatë takimit, dakorduam gjithashtu mbi zbatimin e plotë të marrëveshjes mes dy qeverive në fushën e arsimit dhe shkencës, sikurse ndamë të njëjtat pikëpamje për të thelluar akoma më tej programin tonë të bashkëpunimit në këto dy fusha” – shprehet ndër të tjera Ministrja Kushi.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/176121567536619/?d=n