Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar, për të diskutuar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.

“Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas ‘Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare’, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”- shkruan ministrja.

Ajo informon se në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne, ndërkohë që vazhdon puna intensive për të nisur sa më mbarë vitin shkollor dhe që çdo gjë të jetë gati më 27 shtator.

Udhëzuesi mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare:

https://shendetesia.gov.al/komiteti-teknik-i-eksperteve-miraton-udhezuesin-mbi-masat-ndaj-covid-19-ne-strukturat-arsimore-parauniversitare/

 

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/353646523117455/?d=n