Ministria e Arsimit dhe Sportit

Kushi: “Kërkoj angazhim maksimal për monitorimin e mësimit. Shtoni vigjilencën për respektimin e rregullave anti-COVID”

 

Mëngjesin e sotëm, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim “online” me drejtuesit e zyrave vendore arsimore që janë pjesë e zonave me risk të lartë dhe tek të cilat shkollat e mesme do të zhvillojnë mësim “online” për një periudhë dy javore.

 

“Menjëherë pas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit ‘online’ për një periudhë 14 ditore në shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, zhvillova një takim ‘online’ me drejtuesit e zyrave vendore arsimore që preken, si dhe me përfaqësues nga #MASR dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar” – shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj në rrjet social.

 

Ministrja Kushi cilëson se gjatë takimi, u ka kërkuar të gjithëve që të shtojnë vëmendjen për monitorimin e vazhdueshëm të zhvillimit të mësimit “online”, duke siguruar që nxënësit dhe mësuesit po përdorin në mënyrë efektive kanalet alternative për procesin mësimor: atë të platformës “Akademi.al”, kanalin e dedikuar “RTSH Shkollë” dhe kanalin në “Youtube” të MASR.

 

Ndër të tjera, ajo ka nënvizuar se sa e rëndësishme është që secili të mos ulë në asnjë moment vigjilencën dhe angazhimin për të monitoruar personalisht e me grupe pune nëpër shkolla rreth zbatimit të masave anti-COVID, duke filluar nga matja e temperaturës, mbajtja e maskës, respektimi i distancës dhe higjienizimi i ambienteve tek shkollat ku procesi mësimor po zhvillohet sipas skenarit të kombinuar.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/211065030708939/?d=n