Ministria e Arsimit dhe Sportit

Sondazhi Kombëtar i Studentëve i realizuar në 39 institucione të arsimit të lartë në vend, ka dalë në rezultate konkrete të cilat u prezantuan nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Bordi i Akreditimit gjatë një aktiviteti, ku merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Rektorët të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe studentë. Qëllimi i këtij sondazhi është vlerësimi i performancës në mësimdhënie, mësimnxënie, si dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Në fjalën e saj Ministrja Evis Kushi theksoi rëndësinë e realizimit të këtij sondazhi i cili prezantohet për herë të parë.
“Vlerësimi i cilësisë dhe performancës së universiteteve është shumë e rëndësishme për të gjitha institucionet, duke nisur që nga Ministria e Arsimit që nëpërmjet këtyre rezultateve mund të rishikojë politikat e saj, mund të hartojë politika më të mira, mund të marrë vendime më të drejta, mund të bëjë zgjedhjet e duhura. Por po ashtu rezultatet e këtij sondazhi i vlejnë edhe vetë institucioneve të arsimit të lartë publik dhe jo-publik në vend, veçanërisht drejtuesve të institucioneve për të rishikuar edhe ata vizionin e tyre, për të përmirësuar ato aspekte për të cilat studentët kanë vlerësime të ulëta. Këto rezultate i vlejnë edhe vetë studentëve, më saktë maturantëve, të cilët janë duke vlerësuar alternativat, janë duke marrë vendimin për të zgjedhur programet e studimit apo universitetet ku do të vazhdojnë studimet e larta” – shprehet znj. Kushi.

Prezantimi i rezultateve të përgjithshme u bë nga Kryetarja e Bordit të Akreditimit për universitetet, si dhe disa prej rekomandimeve e masave për tu adresuar në vijim.

Ministrja Kushi e ka cilësuar pjesëmarrjen 21% si shumë të ulët. Në përfundim të këtij takimi ministrja u shpreh se për sondazhin e radhës lind detyrë e ASCAL në radhë të parë por edhe vetë universiteteve që të gjejmë mënyra, të gjejmë mekanizma se si t’i stimulojnë, se si t’i nxisin, si t’i ndërgjegjësojmë studentët që të marrin pjesë më masivisht në sondazhin e ardhshëm.

https://www.facebook.com/kushievis/videos/747648876924525