Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë në një aktivitet të organizuar në kuadër të Edukimit dhe Zhvillimit të karrierës në Shqipëri.

“Së bashku me përfaqësues të UNICEF Albania, akademikë, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve partnere u mblodhëm për të diskutuar në lidhje me modelet më të mira të Edukimit dhe Zhvillimit të Karrierës në arsimin parauniversitar”- shkruan ministrja Kushi në Rrjete sociale.

Gjatë fjalës së saj znj. Kushi ka theksuar se politikat evropiane orientimin në karrierë e kanë në krye të agjendës së tyre, por edhe Shqipëria ka të njëjtën qasje dhe synon ta adoptojë, si vend që aspiron të bëhet anëtare e BE-së.

May be an image of 5 people, people standing and indoor

Më tej ajo nënvizoi se duke nisur nga muaji janar shërbimi i zhvillimit të karrierës do të nisë në klasat e 9-ta në të gjitha shkollat e vendit.

“Prioriteti ynë kryesor është krijimi i kushteve dhe mundësive që nxënësit tanë të ndërtojnë kompetenca, të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse, për të përballuar me sukses sfidat e jetës dhe të tregut të punës”- shprehet ministrja.

May be an image of 6 people, people standing and indoor

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid0CU9zQRDdEY6oCHj2xh3MKszkzqa1BQLSWFhxKgGptZxPHxfE3MENCuRPsByjjGXyl