Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së, Kairat Abdrakhmanov, me të cilin diskutoi rreth praktikave positive që forcojnë marrëdhëniet ndëretnike në Shqipëri, përpjekjeve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me vendet e rajonit për të mbështetur minoritetet.

Në një postim në rrjetet sociale Ministrja Kushi nënvizon punët e bëra për ofrimin e kurrikulës dhe teksteve shkollore në gjuhën amtare për nxënësit e pakicave minoritare, mbështetjen profesionale të mësuesve të minoriteteve, etj.

Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së Abdrakhmanov gjatë takimit vlerësoi punën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për mbështetjen e minoriteteve për arsimimin profesional dhe jo profesional.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz të ulur

Ministrja shprehu angazhimin institucional për bashkëpunimin me Zyrën e Komisionerit të Lartë për programet dhe mbështetjen e proceseve integruese në vijimësi.

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid0i6NfAh8ZLLQXyJMzz9bw6EZhLq89Vq498GfwytjxT6i77LqHruLnqNW3Nbb6voGql