Ministria e Arsimit dhe Sportit

Në seancën e sotme dëgjimore me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i është përgjigjur shqetësimit në lidhje me dy ngjarje të dhunshme nga të rinjtë, të ndodhura jashtë ambienteve të shkollave, shprehur nga kryetarja e komisionit dhe deputetja Flutura Açka.

Edhe pse jashtë rendit të ditës, znj. Kushi për shkak të ndjeshmërisë është përgjigjur duke thënë se rastet e dhunës, edhe kur shfaqen jashtë ambienteve të shkollave, janë një shqetësim që merret shumë seriozisht nga institucionet arsimore. Edhe pse të rinjtë mund të shfaqin dhunë jashtë shkolle, përsëri ministrja u shpreh se kemi përgjegjësi shumë të madhe.

Znj. Kushi shtoi se edhe kur rastet e dhunës shfaqen me familjet e nxënësve, punonjësit psiko-socialë i trajtojnë këto raste, madje edhe në rastet kur fëmija dhunohet nga prindi.

“Sapo informohemi për raste të tilla ne ngremë grupe pune me psikolog, drejtues shkolle, mësues, për ta ndjekur bashkë me strukturat e policisë dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese,” – tha ministrja.

“E para në shkollat tona është shëndeti, siguria, mirëqenia e fëmijëve. Pavarësisht se ne jemi Ministrie Arsimit, ne kryesore kemi pikërisht garantimin e sigurisë së fëmijëve, mirëqenien e tyre, dhe sidomos brenda mureve të shkollës.” – u shpreh Ministrja Kushi.

 

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/916599696208668