Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka pritur në ambientet e MASR Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës dhe delegacionin e tij, me të cilët ka diskutuar për potencialin e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta.

 

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës Maksym Lutskyi dhe delegacionin e tij, ku shpreha mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për projektet konkrete dhe sidomos programet e përbashkëta të studimit me institucionet tona të arsimit të lartë”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj në rrjete sociale.

 

Ministrja Kushi, ndër të tjera cilëson faktin se gjatë takimit ka prezantuar edhe objektivat e ministrisë për të ofruar më shumë stimuj për diplomat e dyfishta, trajnimet dhe certifikimet pasuniversitare, si dhe fusha të tjera që kanë potencial shumë të mirë bashkëpunimi mes palëve.

 

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/296238845524890/?d=n