Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur sot në ambientet e ministrisë mësues që kanë dalë në pension gjatë muajve të fundit.

Gjatë këtij takimi ministrja Kushi ka vlerësuar me certifikata mirënjohjeje publike këta mësues “për kontributin e vyer gjatë gjithë përvojës profesionale si mësues në arsimimin e brezave dhe kultivimin e qytetarëve të denjë në vend”.

“Fjalët nuk mjaftojnë për t’u shprehur atyre mirënjohjen, falënderimet dhe përuljen për punën, përkushtimin dhe sakrificat ndër vite” – thekson ministrja në publikimin e saj.

“Padyshim që puna e tyre është thelbësore në edukimin e brezave për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, me profesionistë të aftë dhe qytetarë të denjë për shoqërinë,” – shton ajo.

Në fund të mesazhit të saj, ministrja Kushi shpreh mirënjohje pa fund për të gjithë ata mësues që edhe në ditë të vështira dinë të tregojnë vlerat më të mira, si profesionale ashtu edhe njerëzore.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/193114489170660/