Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja  e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në mbyllje të vitit 2022 zhvilloi një takim me drejtuesit e të gjitha zyrave arsimore për të analizuar punën e bërë gjatë këtij viti, si dhe për të diskutuar dhe adresuar problematikat e ndryshme të arsimit parauniversitar. Gjithashtu, ministrja kërkoi marrjen e masave për një fillim të mbarë të procesit mësimor për vitin 2023, i cili nis më 5 janar.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Në një postim në rrjetet sociale ministrja Kushi shkruan:

“Në mbyllje të këtij viti zhvillova një takim me drejtuesit e zyrave arsimore të të gjithë vendit për të bërë një bilanc të punës, arritjeve të përbashkëta, por veçanërisht të problematikave që duhet të adresojmë më mirë gjatë vitit të ardhshëm.

I falënderova për bashkëpunimin dhe kërkova marrjen e masave për një fillim të mbarë të procesit mësimor në datën 5 janar. Gëzuar festat!”

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid04U8TGHDws4sfDfqdp2j71ZSJ4MhN3gsfPZLf8K8t7PCFo2dRHyXU5en5F15zY9E2l