Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi sërish ka dhënë shpjegime në lidhje me rritjen e pagave të pedagogëve. Në fjalën e saj ministrja dha mesazhin se kjo mbështetje që u deklarua dje nga qeveria ishte vetëm një ndër hapat e hedhura në këtë drejtim, por mbështetja do të vazhdojë pa u ndalur edhe për universitetet edhe për pedagogët.

 

FJALA E MINISTRES KUSHI

Meqenëse se këtu u ngrit çështja e pedagogëve desha të them dy fjalë dhe disa argumente plus fjalës së kisha dje pas mbledhjes së qeverisë. Kërkesat e pedagogëve i kemi në vëmendje tashmë prej kohësh. Edhe në komitetin e politikave për arsimin e lartë, edhe në takim me pedagogë edhe në takim me përfaqësues të sindikatave, madje edhe çështjen e pagave, ashtu si shumë çështje të tjera i kemi diskutuar në mënyrë të vazhdueshme me ta.

Falë këtij dialogu dhe falë paketës së rezistencës ndaj krizës, por edhe duke e integruar me politikën tonë për të financuar universitetet sipas performancës, dje vendosëm që pagat e pedagogëve të rriten deri në 15%,  ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe mbi këtë nivel vetë universitetet me autonominë e tyre mund të vendosin t’i rrisin pagat 8, 9,10 deri në 15%, në varësi të të ardhurave që kanë dhe të performancës.

Kjo mbështetje është vetëm një hap. Ne sigurisht nuk do të ndalemi këtu edhe për çështjen e pagave dhe jo vetëm. Vitin e ardhshëm mund të kemi një rritje tjetër.

Duhet ta theksoj që ligji i arsimit të lartë i jep mundësi universiteteve që pedagogët të rrisin të ardhurat jo vetëm me buxhetin e shtetit, ç’vlerë ka autonomia e universiteteve nëse varen 100% nga buxheti i shtetit. Universitetet i kanë të gjitha mundësitë që të krijojnë të ardhura që mund t’i përdorin edhe për pedagogët, për rritjen e pagave të tyre.

Pedagogët mund të përfitojnë nga angazhimi më i madh në kërkimin shkencor.

Mund t’ju jap shifrat për financimin që qeveria i ka bërë kërkimit shkencor.

Janë rritur, gati dyfishuar projektet e kërkim zhvillimit. Janë projekte nga të cilët përfitojnë drejtpërdrejtë pedagogët. Përveç infrastrukturës së kërkimit shkencor projektet e kërkim-zhvillimit nga AKKSHI janë financime që shkojnë drejtpërdrejtë tek pedagogët. Në fakt është rritur dhe shumëfishuar numri i pedagogëve që aplikojnë me projektet e tyre tek kjo agjensi dhe përfitojnë. Të gjithë universitetet, edhe ato private madje. Nga projekti tjetër i BE-së, Horizont Evropa, ka një rritje të djeshme të aplikimeve dhe suksesit të universiteteve shqiptare. Është rritur nga 8% në 38%.

Vetëm në 2022-shin universitetet shqiptare kanë përthithur 2.1 milionë euro. Natyrisht që një pjesë e këtyre shkojnë tek pedagogët falë punës dhe performancës së tyre.

Ka raste që pedagogët të ardhurat që marrin përtej pagës, janë shumë herë më të mëdha se paga. Universitetet dhe pedagogët i kanë të gjitha mundësitë që t’i rrisin të ardhurat dhe të mos varen vetëm nga paga mujore.

Pedagogët sot më shumë se kurrë kanë arsye të mos emigrojnë, falë ndërkombëtarizmit të universiteteve.

Në të gjitha universitetet është rritur numri i programeve të përbashkëta dhe të dyfishta, që në fund i jep vlerë diplomës jo vetëm cilësisë së arsimit. Në të njëjtën mënyrë mund të përfitojnë edhe pedagogët. Ky ishte viti i parë që qeveria shqiptare dha buxhet vetëm për ndërkombëtarizimin. Dhe janë pedagogët që përfitojnë nëpërmjet shkëmbimeve të projekteve, të mësimdhënies.

Mbështetja jonë për universitetet dhe pedagogët padyshim do të vazhdojë, jo vetëm në drejtim të pagave por edhe në mbështetje kërkimin shkencor, edhe duke rishikuar shpërndarjen e ngarkesës mësimore të pedagogut. Për procedurën e pagesës së orëve suplementare. Të mos harrojmë pedagogët paguhen edhe për irët suplementare.

Pedagogët sot, ata që punojnë natyrisht kanë mundësi që të kenë paga më të larta se paga nëpërmjet buxhetit të shtetit me grantin e pakushtëzuar.

 

https://www.facebook.com/kushievis/videos/479597020764979