Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë në Konferencën e Observatorit për Mësimin e Historisë në Evropë, në Këshillin e Evropës. Znj. Kushi gjatë fjalës së saj në konferencë theksoi se reformat e ndërmarra në sistemin arsimor shqiptar i kanë dhënë historisë vendin dhe vlerën e duhur në kurrikulat shkollore.
Ministrja tha se njohja e historisë dhe analiza e përvojave të kaluara i ndihmon nxënësit të dinë të përballen më mirë me problemet aktuale. Nëpërmjet historisë ata zhvillojnë ndjenjën e humanizmit, dallojnë ndryshimin midis hipotezave dhe fakteve, respektojnë autenticitetin e burimeve historike, si dhe parandalojnë përsëritjen e gabimeve të së shkuarës.

Mund të jetë një imazh i 12 persona
Veçanërisht përballë sfidave të reja që ka bota sot, mësimi i historisë i bën nxënësit të aftë që nesër të marrin vendimet e duhura dhe t’u përgjigjen zhvillimeve globale, duke kontribuar më shumë edhe në mbështetjen dhe forcimin e demokracisë.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=614608590464160&id=100057450729783&mibextid=qC1gEa