Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë diskutimit për projektligjin për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në IAL publike, theksoi se kjo politikë aplikohet edhe në vende të tjera.

“Dua gjithashtu të theksoj, kjo është një politikë që aplikohet edhe në vendet e tjera. Ne nuk e kemi shpikur. Ne kemi parë politika të ngjashme edhe në shumë vende, madje edhe të vendeve të BE-së. Natyrisht çdo lloj politike është përshtatur edhe me specifikat por në thelb është pikërisht ky, motivimi dhe gjetja e mekanizmave për t’i mbajtur mjekët e rinj që të punojnë dhe kontribuojnë në vendin e tyre” – u shpreh ministrja.