Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mirëpritur në ambientet e MASR ekipin përfaqësues që mori pjesë para pak kohësh në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë, Rusi.

“I mikprita me shumë kënaqësi në ambientet e MASR ekipin përfaqësues që mori pjesë para pak kohësh në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë. Ndër ta edhe Evangjeli Veli dhe Briken Calja, të cilët vazhduan traditën shqiptare duke fituar medalje dhe duke nderuar flamurin tonë kuqezi” – shprehet ajo në një publikim në rrjete sociale.

“Njëri më kampion se tjetri, të përkushtuar për të rritur performancën edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare, këta sportistë janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë që na bëjnë të ndihemi gjithmonë krenarë! Faleminderit të gjithëve dhe shumë suksese në vijim!” – nënvizon ndër të tjera Ministrja Kushi.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/253434823138626/