Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi njofton se i është bashkuar me shumë kënaqësi partnerëve zhvillimorë të MASR, si “UNICEF Albania”, Zyrës së OKB në Tiranë dhe Ambasadës Holandeze në ceremoninë e dhënies së certifikatave të mirënjohjes për mësues që kanë spikatur dhe promovuar me kontributin e tyre platformën mësimore “Akademi.al”.

Ajo shpreh fillimisht mirënjohjen ndaj mbështetjes së tyre për zhvillimin e kësaj platforme përgjatë kohës së pandemisë:

“Mirënjohje ndaj mbështetjes së tyre, falë së cilës platforma “Akademi.al” u shndërrua që në ditën e parë të pandemisë në një alternativë me rëndësi për ofrimin e mësimit të kombinuar për nxënësit tanë”.

Ndërkohë, Ministrja Kushi nënvizon gjithashtu edhe rëndësinë që ka kjo platformë:

“Tashmë, platforma “Akademi.al” me 400 mijë përdorues aktualë dhe me 16 mijë video mësimore është një partner i rëndësishëm i MASR që ndihmon me një qasje gjithëpërfshirëse dhe akses të barabartë në arsim cilësor”.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/281685903646851/?d=n