Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

Kushi: Gjithëpërfshirja përparësi e politikave arsimore të MASR

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave të arsimit special.

Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi mbi sfidat që ka imponuar pandemia këtë vit shkollor në fushën e arsimit special, si dhe bashkërendimi i përpjekjeve për të adresuar çështje që prekin nxënësit me aftësi ndryshe.

 

“Gjithëpërfshirja do të jetë përherë përparësi e politikave arsimore të MASR, andaj komunikimet me drejtuesit e shkollave speciale do t’i kemi akoma më intensive në mënyrë që të rrisim ndërveprimin me ta dhe rrjedhimisht të çojmë përpara të tjera punë konkrete në funksion të mbështetjes së nxënësve të kësaj kategorie”- thotë ministrja Kushi në publikimin e saj në rrjetin social Facebook.

 

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/136835904798519/?extid=0&d=n