Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja Besa Shahini ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj mësuesve, të cilët janë përkushtuar për mësimdhënie cilësore për nxënësit e tyre në këto ditë vetë-izolimi.

 

Në një postim të saj në rrjetin social Facebook, Ministrja Shahini është shprehur se të gjithë mësuesit janë në punë, nga shtëpia.

 

“Më kanë ardhur mijëra foto dhe video të punës ditore të mësuesve me nxënësit e tyre në rrjetet sociale. Ndërsa ka me mijëra e qindra mijëra mesazhe e shkëmbime të detyrave të shtëpisë, mes nxënësve (apo prindërve të tyre) dhe mësuesve çdo ditë. E gjithë kjo punë monumentale po bëhet që nxënësit të mos mbesin prapa me mësime.” – ka thënë ajo.

 

Që nga ndërprerja e procesit mësimor, mësuesit e të gjitha shkollave në vend janë angazhuar për të dhënë maksimumin e tyre në mbarëvajtjen e mësimdhënies online për nxënësit e tyre.

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2523590764564688/