Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një album me foto nga nxënës të klasave të ndryshme teksa punojnë dhe mësojnë nga shtëpia.

“Vijon mësimi në kushtet e shtëpisë përmes laptop-it të familjes, telefonit të prindërve apo duke ndjekur orët mësimore të transmetuara në RTSH-1”- ka publikuar ministrja Shahini.

Mësimet nga shtëpia vijojnë të ndiqen në RTSH Shkolla, kanalin e MASR në youtube, në platformën akademi.al, si dhe nëpërmjet platformave të rrjeteve të ndryshme të komunikimit në rrjete sociale.

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2564512660472498/?d=n