Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të “Parlamentit të Nxënësve” për t’u njohur edhe me këndvështrimin e tyre rreth ecurisë së deritanishme të mësimit të kombinuar.

“Deputetët e “Parlamentit të Nxënësve” e përjetojnë direkt eksperiencën shkollore, prandaj e pata shumë të nevojshme që përveç këndvështrimit të mësuesve që mora para disa ditësh, të informohem drejtpërdrejtë nga ata mbi ecurinë e deritanishme të mësimit të kombinuar dhe nevojat që mund të paraqiten gjatë kësaj periudhe” – shkruan Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Ndër të tjera, ajo shprehet:

“E mirëprita takimin pasi vlerësimet e tyre nuk përfaqësojnë vetëm ata, por edhe mendimet e shoqeve e shokëve të tyre të shkollës në lidhje me fleksibilitetin e skenarit të dytë të mësimit, platformën “Akademi.al”, kanalin e dedikuar “RTSH Shkollë”, si dhe një sërë çështjesh të tjera në dobi të nxënësve dhe në funksion të përmirësimit të punës sonë të përditshme. Faleminderit të gjithëve për angazhimin dhe mendimet e vyera!” – e mbyll Znj. Kushi postimin e saj në “Facebook”.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/174604401021669/?d=n