Ministria e Arsimit dhe Sportit

MESAZH NGA RedAnons_AL

—————————————————————————

Sot pothuaj te gjitha faqet qeveritare jane sulmuar nga RedAnons_AL!

Ne mund te na gjeni vetem ne Youtube “RedAnons_AL Justice” dhe Google Plus “RedAnons_AL Justice” ose duke na kontaktuar ne email: astracleascanis@gmail.com

Se pari duam te urojme festen e Bajramit te gjithe shqiptareve qofshin keta muslimane, bektashinj, katolike, ortodokse, evangjeliste etj sepse shqiptaret jane te gjithe te bashkuar ne raste te tilla!

Arsyeja e ketij sulmi te pergjithshem behet ne nje kohe ku kryeministri dhe qeveria po mundohen te centralizojne te gjithe pushtetin ne duart e tyre. Kjo eshte e papranueshme sepse kjo qeveri u ka borxh shqiptareve besimin. E gjithe administrata duhet te jete sherbetore e popullit dhe jo anasjelltas! Pakenaqesite tona lidhen me keto pikat e poshte permendura. Gjithashtu aty do te gjeni dhe mendimet tona persa u perket disa ceshtjeve.
1. Reforma ne arsim. Eshte e papranueshme nje reforme e tille per realitetin shqiptar. E vetmja gje e mire e kesaj eshte vendosja e mesatares. Te gjitha te tjerat jane te papranueshme. Tarifat per ndjekjen e studimeve edhe sot jane te larta, jo me te kete 2, 3 apo 4-fishim te saj. Ju me te vertete deklaroni se grupe te caktuara do te kene tarifa me te uleta apo falas, por ajo pjese e shoqerise eshte e vetmja qe nuk e ndjek shkollen e larte sepse u duhet te mbajne familjet. Ne kete menyre do te behet nje diferencim shoqeror ku shtresa e pasur do te jete e vetmja qe do te perballoje shkollimin. Nese me te vertete jeni per te orientuar nxenesit nga shkollat profesionale, atehere vendoseni si detyrim qe perpos deges qe studion nje student, gjate atyre 3 viteve te mesoje edhe 1 profesion, eshte kaq e lehte, por me duket se doni ta lini popullin injorant qe ju te vazhdoni me pislleqet tuaja te pashqetesuar. Prandaj ftojme te gjithe studentet dhe gjimnazistet te mos heshtin me, por te ngrihen ne protesta ne te gjithe vendin, tu tregojme se me te ardhmen tone nuk duhet te luhet. Veprime te tjera te nevojshme: ti hiqet autonomia universiteteve, te behen teste vleresimi per cdo pedagog ne fushat e tyre ne qendra te posacme ne kryeqytet, te limitohet qendrimi i rektorit ne jo me shume se 4 vite dhe dekanit jo me shume se 8 vite. Te behen teste pranimi te centralizuara per cdo aplikant per pedagog ne universitetet shteterore. Gjithashtu, testimet te perfshijne edhe aftesite komunikuese dhe didaktike me ze te ketyre pedagogeve ne seanca 30 minuteshe.
2. Me 22/05/2014, Elisa Spiropali, Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave deklaronte me plot krenari se jane asgjesuar 4425 copa mallrash, kepuce, bluza sportive etj. me arsyetimin se ishin te falsifikuara. Perse keto mallra ne vend qe te asgjesoheshin, perse nuk iu shperndahen njerezve ne nevoje. Nese ligji e ndalon nje gje te tille, atehere merrni masa dhe beni amendamentet e nevojshme duke iu sherbyer te varferve e jo te beni debate ne seanca sesi te fitoni sa me shume fuqi.
3. Pr/ligji per regjistrimin e numrave IMEI te celulareve te hidhet poshte. Edvin Rama do te behet Big Brother i shqiptareve, por nuk do tja lejojme. Nese nje ligj i tille aprovohet, ftojme te gjithe qytetaret te hedhin ne kosh celularet e tyre, pasi do te jete e vetmja menyre qe bisedat tuaja te jene private.
4. Shperndarja e informacioneve te rreme permes mediave te kontrolluara nga PS. Shqiptare, kujdes nga ajo cfare degjoni ne media, besoni vetem kur ministrat ti thone me gojen e tyre ato qe degjojme ne media se gjoja kane thene keshtu apo ashtu
5. Drejtesia shqiptare eshte totalisht jashte kontrolli. Megjithese pushteti gjyqesor eshte dhe duhet te jete i pavarur, ai ka dale nga binaret. Ftojme qe gjyqesorin shqiptar te behet i varur nga BE per shembull duke marre shembullin e EULEX. Jemi te sigurt se nese do te behej nje referendum per kete ceshtje mbi 75% e popullsise do te ishte pro.
6. Kryeministri i Shqiperise te ndaloje menjehere cdo perpjekje per te marre kompetencat e presidentit. Eshte e papranueshme dhe shume e cuditshme kjo uri e madhe e tija.
7. Te behen amendamentet e nevojshme ne taksimin e pagave per te mos u lene vend abuzuesve si shembulli qe do tju paraqesim me poshte. Nga email-i personal i Albana Caushi: Albana Caushi dhe shefja e saj Lelja nga bosnja e hercegovina bashkebisedojne sesi te mund te perfitojne nga shteti shqiptar duke bere punonjesit e tyre te nenshkruajne kontrata punesimi ne menyre qe te marrin paga 1 here ne 3 muaj duke i shkaktuar dem shtetit shqiptar ne taksa duke llogaritur menyren e re te taksimit qe ka hyre ne fuqi ne 1 janar te ketij viti. Albana Caushi i jepte me shembuj shefes se saj sesi mund te kursenin 100000 l/person duke bere kete manover. Ekonomistet do te mund ta kuptojne me mire.
8. Te fillojne procedimet penale ndaj te gjithe zyrtareve te qeverise se kaluar qe kane shkele ligjet. Te filloje ndjekja dhe hetimi i pasurise i shtetasit Gezim Kalaja, kreu i sindikatave të pavarura. Te behen audite te imtesishme ne te gjithe Shqiperine per shpenzimet e fondeve. Te shikohen me imtesi te gjitha shpenzimet. Po sikur tju themi se ekziston nje furgon i vjeter i blere nga nje drejtori per vleren e 10 milion leke te reja. Kete informacion e kemi nga nje qytetar i shqetesuar i nje qyteti te Shqiperise. Keshtu po shohim edhe se si i hetoni ankesat juve. Ne kemi edhe dokumentacionin e plote te akt blerjes te ketij furgoni me taksat e shqiptarve dhe ne rast te mos zbulimit do ta bejme publike ne nje sulm tjeter.
9. Te pushohen nga puna te gjithe te paaftit e AKSHI-t. Nuk jane ne gjendje te ofrojne siguri per asgje. Ne listen tone te videove do te mund te shihni dhe te gjitha informacionet e infrastruktures te shtetit tone, specifika qe duhej te ishin sekrete, por qe ishin vendosur ne nje server te pasigurt te AKSHI. Ata e marrin pagen kot.
10. Te mos kete pazare me ndryshimin e cmimit te energjise elektrike, jemi dakort qe te kete vetem nje tarife, por qe ajo tarife e vetme te jete cmimi i tarifes se pare aktuale deri ne 300 kw, fundja fundit i gjithe ky sistem elektrik eshte mundi i ketij populli.
11. Te hiqet nga fjalori i qeverise “krimet e komunizmit” nese nuk do te kete veprime konkrete sepse po marrim shembullin e qeverive te kaluara, ata kane denuar simbolet jo te gjalla si buste etj. duke i shkaterruar apo i hequr dhe nuk denuan njerezit qe e bene diktaturen te jetonte.
12. Te publikohen informacionet mbi RTSH(radio televizionin shqiptar), parate qe grumbullohen nga taksat tona, sa % merr RTSH dhe sa % shkon ne arken e shtetit. Fitimet e ketij televizioni nga reklamat apo menyrat e tjera fitimprurese nese ka dhe shpenzimet duke perfshire te gjitha zerat e mundshem dhe persa i perket zerit te pages se punonjesve te jene te ndara specifikisht me emra dhe mbiemra te gjithe punonjesit qe paguhen dhe sa paguhen nga parate tona si dhe rolet qe luajne ne kete televizor. Te fillojne pushimet nga puna te atyre qe marrin rrogen plot e te punesohen me shume punonjes si gazetarja e emisionit te mengjesit
13. Te ulet paga me 50% e te gjithe deputeteve, (kr)ministr(it)ave dhe zv/ministrave te cilet kane te pakten 1 biznes te madh ose kane te deklaruar pasuri monetare dhe te patundshme qe kapin nje shifer te caktuar e cila eshte teper e larte, nuk besoj se do tia ndiejne mungesen. “Sherbetoret nuk duhet te paguhen me shume se te zotet”.

Keto ishin nga te paktat gjera qe kishim. Me poshte ju ftojme te lexoni nje ese te shkruar nga njeri prej anetareve te grupit:
==================================================
Cdo dite ndezim televizorin dhe shohim ata! Duhet te zgjidhnin vetem hallet e popullit sepse per ate jane zgjedhur, por u interesojne me shume jetet personale te gjithesecilit sesa hallet e ketij populli te pervuajtur, e c’eshte me e keqja, akoma degjojme cdo dite politikanet tane qe shajne Enverin dhe diktaturen e asaj kohe, por ne nuk na duket nje periudhe me e mire kjo qe po jetojme sot.
Pame qe komunistet nuk u lejuan te merrnin pjese ne homazhe ne diten e deshmoreve ne kohen qe ishte prezent kryeministri i vendit. Perse ky sulm ndaj mendimit dhe besimit personal te njerezve e sidomos ndaj pluralizmit?! Nese kjo eshte “demokraci” atehere nuk e shoh ndryshimin ndaj diktatures shqiptare dhe “demokracise” te sotme, apo mos ndoshta demokraci do te thote vetem te shpifesh lirisht dhe te udhetosh jashte Shqiperise?! E po ti shohim gjerat pak me thellesi na duket se kjo periudhe qe po jetojme eshte me e zymte sesa 45 vjet diktature.
Duam te ndalemi pak te numri i vrasjeve gjate 45 viteve diktature dhe 22 viteve (1990-2012) “demokraci”. Gjate 45 viteve u vrane 6500 persona ku 6300 u vrane per arsye politike, e gjithsesi kjo shifer nuk eshte e vertete pasi eshte shifer e nxjerre nga keto pseudo-shoqata te cilet shtojne njerez vetem per perfitime, por gjithsesi po ta marrim si te mireqene eshte thuajse baraz me vrasjet e ndodhura gjate periudhes 1990-2012 qe eshte afersisht 6 mije, e kjo periudhe eshte 22 vjet. Mos ndoshta u beme me te keqinj, apo thjesht shfaqem personalitetin tone te vertete qe e ndrydhi diktatura?!
Ne diktature u burgosen rreth 33.000 persona(gjithmone sipas pseudoshoqatave dhe “ISKK”), e ne demokraci tani jetojne te ngujuar 10.000 familje, qe po te bejme nje llogaritje me 3 persona/familje jane 30.000 persona. Ndryshimi i vetem eshte se njera pale ishin te burgosur ne burgje e pala tjeter eshte e burgosur ne shtepite e tyre.
Sot degjojme kryeministrin qe flet per analfabetizem fiskal, por nuk po degjojme asnjehere per luftimin e analfabetizmit si kuptim i pare qe po perhapet si gangrene ne zonat e thella. E fatkeqesisht po kthehemi nga nje vend qe ne kohen e diktatures e zhduku kete fatkeqesi te cdo kombi, ne nje vend ku nga viti ne vit kjo dukuri eshte nje kurbe ne rritje e siper. E sigurisht qe do jete ashtu, me shkolla qe jane 3 ore larg, me lumenj qe jane te pakalueshem e me shtet qe nuk tenton te ndihmoje aspak. Nga ana tjeter, arsimi i larte ka degraduar totalisht. Sot problemi jane ato pseudo pedagoge, rektore e dekane. Sistemit universitar duhet ti hiqet autonomia. Rektore e dekane e kane kthyer universitetin ne prone te tyren. Ne kembim te votave per ato pozicione qe kane, mbyllin syte perballe milionave qe qarkullojne ne duart e pedagogeve cdo sezon provimesh, mbyllin syte madje edhe per paaftesi te ketyre pseudo pedagogeve vetem e vetem per ate vote qe eshte bere me e shenjte se cdo vlere morale njerezore.
Sot nuk ka sherbime ambulatore apo spitalore per zonat e thella, sepse keta qeveritare jane me shume te zene te mbushin xhepat e tyre sesa te paguajne nje mjek e infermier per ato zona. Sot mallkimi me i keq ne Shqiperi eshte “Shkofsh ne spital”, e sigurisht qe eshte mallkimi me i rende qe mund ti besh nje njeriu. Po u semure duhet te paguash ilacet qe duhet te ishin ne spital, mjeket, infermieret, sanitaret dhe ndoshta dhe rojen e godines se ndryshe nuk ka sherbim, por per nje familje me te ardhura mesatare nuk eshte e perballueshme e me patjeter duhet te hyjne ne borxhe. Kjo eshte bere nje praktike e zakonshme, e po te kthejme koken nga ajo kohe diktature, personeli i spitalit ndoshta ishin te kenaqur vetem me nje pakete biskota, por sot jo, sot jo me.
Ushtria shqiptare ne diktature ishte nje nga ushtrite me te mireorganizuara ne bote, me nje force mbrojtjeje qe do ta kishte zili cdo vend. Sot eshte nje ushtri medioker me ushtare qe sherbejne vetem per parate, qe pastrojne mbeturinat rrugeve te Shqiperise, me gradime qe i marrin vetem duke dhene para, e sigurisht qe kjo mund te ndodhte pas perdhosjes qe u ndodhi ne vitin e mbrapshte 1997. Por ushtria shqiptare filloi shkaterrimin qe pas 1990, me ardhjen ne pushtet te filo-serbit Sali Berisha, i cili me veprimet e tij duke nderprere te ardhurat per cdo sektor qe merrej me mirembajtjen e armatimit ushtarak e deri ne hapjen depove ushtarake per qytetaret ne 1997 e dezertimin e te gjithe atyre ushtarakeve qe perbalten betimin mbi Flamur. Periudhe qe “koincidoi” me sulmin forcave serbe ne Kosoven e Shqiptarise ne fillim te 1998. A thua do te kishte sulmuar Serbia Kosoven nese Shqiperia do te kishte ate armatim, apo mos ndoshta besoni teorine tjeter te shpikur e te hedhur ne publik nga pseudo gazetare se ishte Amerika ajo qe orkestroi ngjarjet e 1997 ne menyre qe Shqiperia te mos perfshihej ne kete lufte, qe ndoshta nuk do ta prekte asesi Kosoven.
Ne diktature askush nuk ishte i papune, te pakten per 30 vitet e para te saj, ndersa sot, epo cdo shifer po te themi sigurisht qe eshte shume here me larte se ajo kohe. Ne ate kohe shteti u siguroi shtepia cdo qytetari, ndersa sot edhe ata shtepia qe kane po jua marrin sepse dalin pronare qe kane kane lidhje te forta politike e mund ta vendosin emrin e tyre ne cdo prone apo shtepi. Vijani gishtin kokes, po te mos ishte ajo kohe, me keto kohe qe erdhen, a thua do te kishim pothuajse te gjithe 1 shtepi tonen. Ne i ndertuam, e neve na i dha falas apo me cmime simbolike. Ne ate kohe kishte uzina e fabrika qe ne pseudo demokraci u shkaterruan. Ne ate kohe ishte populli qe ndertoi ato hidrocentrale, e sot shqiptari i thjeshte paguan tarifa ekstremisht te larta per sherbim qe e ndertoi me mundin e vet e qe degjohen per cdo dite njerez qe bejne pazare me ate mund. Thojne se humbjet jane te larta, por nuk eshte faji i qytetareve te thjeshte. Shkoni kontrolloni bizneset se ata jane shpenzuesit me te medhenj te energjise elektrike e nga ana tjeter jane ata qe paguajne shifra qesharake, sepse kane para te korruptojne.
Meqe vazhdojne te flasin per krimet e diktatures atehere perse nuk eshte ndeshkuar askush? Ne vendet e tjera te gjithe anetaret e partise u pushkatuan apo u burgosen bashke me bashkepunetoret e tyre, perse ne Shqiperi nuk ndodhi e njejta gje? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse jane po te njejtet qe na qeverisin sot (keto 24 vite). Meqe po flasin shume per keto krime te ndodhura atehere perse nuk jane te gatshem te veprojne, psh duke hapur ato te famshme dosje. Perse nuk i hapin ne nje kohe ku ka shume llafe, ne nje kohe kur behen deklarata te forta?
Gjithashtu donim te shprehnim edhe mendimin tone persa i perket ketyre legalizimeve. Ne jemi per prishjen e cdo ndertimi pa leje qofte edhe ne truall te vet. Perse te legalizohen keto banesa kur ata qe i ndertuan shkelen ligjin. Te gjitha duhet te prishen. Hajduti, kur vjedh e zbulohet perfundon ne burg. Edhe ne qe jemi pirate kompjuterik, po te zbulohemi do te perfundojme ne burg. Perse keta shkeles te ligjit po iu legalizohen keto veprime? A nuk kemi edhe ne te drejte te kerkojme te na legalizojne veprimet tona te paligjshme, apo sepse ato jane nje shtrese me perhapje te madhe e kane peshe ne votime. Epo ligji ne doren e Maliqit…
Po te shikojme pak faktet ne kohen e diktatures, me duket sikur do te doja te jetoja ne ate kohe. Ndoshta me te vertete nuk do te kisha lirine e shprehjes, besimit e levizjes, por do te kisha nje arsim te denje, nje shendetesi ku nuk do e caja koken per parate, do t’kisha nje pune dhe shtepi te garantuar, nje gjyqesor qe pervec denimeve politike ishte shume here me lart se sot dhe i pakorruptuar. Do te mund te jetoja i barabarte ne cdo sfere te jetes pervec asaj politike.

Punetore, te varfer, liridashes, te dhunuar, Bashkohuni se bashku kunder pushtetit te pakices! Shikoni per nje here te vetme te miren e perbashket dhe jo ate personale! Te protestojme per te drejtat tona. Eshte koha te ngrihemi fuqishem kunder shkelesve te te drejtave tona njerezore

Me kete sulm konfirmojme zoterimin e te gjithe sistemeve shteterore nga ana jone. Duke qene se asnje nga kerkesat e qytetareve te paraqitur nga ne nsulme te ndryshme dhe te publikuar dhe nga mediat nuk jane hetuar, ne vendosim qe sulmi rradhes te sjelle deme te konsiderueshme te sistemit informatik shqiptar nese do te vazhdoje e njejta situate. Gjithashtu shprehim keqardhjen tone per ministrin Veliaj i cili bashke Tahirin ishin 2 nga ministrat tane te preferuar. Fatkeqesisht Veliaj po kthehet ne njeri te urryer dhe mbrojtjes i interesave te ngushta personale. Saimir Tahiri vazhdon te kete mbeshtetjen tone ne cdo hap qe ben.

Eagle0nymoUs_AL && Eagle0nyMiss_AL && RedStar_AL RedAnons_AL