Ministria e Arsimit dhe Sportit

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Znj. Rezana Vrapi ka dhënë një detaj të rëndësishëm mbi përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore.

Nëpërmjet një video-mesazhi dedikuar maturantëve, ajo thekson se “Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)”.

Në këtë kuadër, Znj. Vrapi nënvizon se “Kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”.

Ndër të tjera, Drejtoresha e QSHA shprehet gjithashtu se “kujdesi i çdo specialisti hartues-testi në QSHA është që të bazohet në programin e rishikuar. Prandaj, gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”.

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2565221843734913/?vh=e&d=n

 

Linku për programet e reja orientuese për testet e Maturës Shtetërore:

https://arsimi.gov.al/programet-orientuese-2019-2020-te-rishikuara-covid-19/