Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ditën e sotme, për sa i përket procesit të administrimit të Maturës Shtetërore 2020, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Znj. Rezana Vrapi ka dhënë disa informacione në lidhje me rregullat dhe procedurat që maturantët do të duhet t’u nënshtrohen.

Ajo bën me dije se “ka rregulla të administrimit që lidhen me mënyrën se si nxënësit hyjnë në mjedisin e provimit, mënyrën se si ulen, mënyrën se si monitorohen etj.”, ndërsa thekson edhe rregullat më të forta që lidhen me mos-marrjen e celularit dhe mos-komunikimin në mjedisin e provimit:

“Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht me besueshmërinë e të gjithë procesit. Pra, mos-marrjen e celularëve dhe mos-komunikimin në procesin e mjedisit.  Këto janë të sanksionuara në rregulloren e Maturës Shtetërore. Prandaj bëj me dije: çdo maturant, ditën e provimit të mos ketë celular me vete, të mos komunikojë në mjedis. Në të kundërt, do të penalizohet dhe për 1 vit rresht, ai nuk do të ketë më të drejtë që ta japi këtë provim”, mbyll video-mesazhin e saj Znj. Rezana Vrapi.

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2567670683490029/?vh=e&d=n