Ministria e Arsimit dhe Sportit

Në komunikimin e radhës, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Znj. Rezana Vrapi ka informuar mbi nivelet e vështirësisë të testeve të Maturës Shtetërore 2020.

Ajo nënvizon se testet e maturës shtetërore bazohen në tre nivele vështirësie:

“Niveli i parë që ka të bëjë me njohjen dhe të kuptuarin. Është 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i dytë ka të bëjë me zbatim dhe analizë. Është sërish 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i tretë është edhe niveli më i lartë i testit (20%). Përgjithësisht kontrollon njohuritë që kanë të bëjnë me sintezën dhe vlerësimin”.

Vrapi thekson se kjo është një skemë, të cilën çdo test i maturës shtetërore është i detyruar që ta zbatojë. Në fund të video-mesazhit, ajo thekson se testet e maturës shtetërore janë të niveleve mesatare.

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2566860296904401/?vh=e&d=n