Ministria e Arsimit dhe Sportit

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social facebook, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka publikuar një prej punëve të mira të realizuara gjatë vitit 2020, konkretisht e cila lidhet me zgjerimin e skemës mbështetëse për shpërndarjen e librave falas për nxënësit e vitit të shkollor 2020-2021.

Përkundër presionit financiar nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia e COVID-19, Ministrja Shahini nënvizon se “këtë vit kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të”.

Kjo skemë mbështetëse nga buxheti i shtetit prej 800 milion lekësh u vjen në ndihmë direkt mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë vendin, duke ulur koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirësuar gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme.

 

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2652270201696743/?vh=e&extid=UxmQ2hs6XmNAfRB8&d=n