Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi vizitoi mjediset e laboratorëve të rinj të matjeve dhe testimeve të studentëve në Universitetin e Sporteve, Tiranë, të cilët janë ndërtuar në kuadër të investimeve në infrastrukturën e kërkimit shkencor dhe synojnë përmirësimin e kushteve fizike të laboratorit të Fiziologjisë së Ushtrimit, nëpërmjet përditësimit të aparaturave në funksion të programeve Master dhe programeve të doktoraturës në fushën e sportit dhe kërkimit shkencor të aplikuar në Shqipëri.

 

Ky laborator do të shërbejë jo vetëm si një hapësirë në të cilën zhvillohen testime fizike dhe metabolike, por edhe si një laborator ku studentët kanë mundësinë të njohin dhe prekin nga afër temat të cilat i kanë zhvilluar në auditorë me profesorët e universitetit.

Gjithashtu, laboratori do të jetë në funksion të palëve e treta dhe bashkëpunëtorëve të UST si: Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodrës dhe Universiteti Fan. S. Noli në Korçë, Universiteti i Prishtinës dhe Tetovës. Gjithashtu do të shërbejë për të gjitha Federatat e Sportit Shqiptar për kryerjen e analizave specifike për të rritur performancën e sportistëve elitarë.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/618182566788751