Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi kanë përuruar sot gjimnazin “Sami Frashëri”.

 

Gjatë fjalës së saj Ministrja Kushi e quajti gjimnazin Sami Frashëri një krenari për nxënësit dhe mësuesit, për ish-nxënësit dhe ish-mësuesit, por edhe për vetë ministren dhe ata që janë pjesë e sistemit arsimor, për banorët e zonës dhe të gjithë qytetarët në Tiranë.

Ministrja theksoi se ky gjimnaz ka patur rezultate të jashtëzakonshme edhe kur ishte një godinë e vjetër, ndaj tani me godinën e re moderne do të jetë edhe më i mirë.

 

Znj. Kushi tha se kjo ndërtesë është ndërtuar me standardet më të mira, edhe pse u përfol shumë, ajo që mbetet është puna dhe kjo shkollë.

 

“Përgjegjësia jonë është që emrin e kësaj shkolle ta çojmë akoma më lart. Ka edhe një arsye tjetër që kjo shkollë të ketë cilësi maksimale. Është emri i Sami Frashërit, një nga rilindasit që na ka lënë një trashëgimi të pasur, me vepra e mesazhe.

 

Me një shprehje të madhe të Sami Frashërit “Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër edhe grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim dhe kulturë”, Ministrja Kushi dha edhe mesazhin kryesor mbi arsimin në këtë ceremoni përurimi.

 

https://www.facebook.com/kushievis/videos/812119083292816/